Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, vendi ynë po kalon në një gjendje të vështirë.
Tashmë të gjithë qytetarët janë të izoluar, për të parandaluar këtë pandemi e cila ka pushtuar thuajse e gjithë botën, ndërsa shumë nga bizneset po ashtu janë mbyllur.
Sot kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave dhe Tranfereve, Besnik Bislimi kanë pasur një takim me delegacionin e Shoqatës së Bankave të Kosovës, për të diskutuar për gjendjen ekzituese financiare dhe veprimet që duhet të mirren në këtë drejtim.
Ndër të tjera në këtë takim u tha se Ministria e Financave ka filluar për gjetjen e zgjidhjes për ekzekutim të parakohshëm të skemave pensionale dhe pastaj edhe atyre sociale, në mënyrë që të evitohen radhët e qytetarëve para sporteleve bankare.
E, Indeksonline mëson se pensionet do të ekzekutohen më 18 të këtij muaji, skemat socaliale më 24 dhe pagat më 26 mars.