-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ja kur priten reshjat e para të borës në Kosovë

Rekomandime

Java e fundit e vitit do të karakterizohet me mot më të ftohtë dhe me fillimin e depërtimit të masave të ftohta ajrore me origjinë polare. “Mbretërimi” i jugut do të marr fund dhe do të fillojnë të fryjnë erëra kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi. Temperaturat do të pësojnë ulje progresive graduale. Reshje të borës do të ketë në pjesën e dytë të javës.

- Advertisement -

Gjithashtu do të kemi edhe reshje të herëpashershme bore sidomos në shumë rajone të Kosovës, në disa vise të Shqipërisë, Maqedonisë dhe veri të Malit të Zi. Reshjet nuk do të jenë të mëdha, megjithatë nganjëherë do të jenë të mjaftueshme sa për tu “çmallur” pak a shumë me pamjet e reshjeve të dëborës. Normalisht reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse sepse do të kemi rajone ku do të ketë fjolla të shpeshta bore dhe ndoshta edhe shtresa dekorative sidomos viset kodrinore-malore, kurse në disa rajone tjera nuk do të ketë fare.

Në Shqipërinë Mesdhetare reshjet do të pushojnë që nga dita e nesërme dhe nuk priten më reshje me ndonjë përjashtim të vogël gjatë kësaj jave dhe pritet mot kryesisht stabil, kurse në viset kontinentale vranësirat dhe reshjet e herëpashershme të borës do të jenë pak më të shpeshta por jo të mëdha.

Në Kosovë pothuajse gjatë tërë javës pritet mot kryesisht i vranët dhe me shfaqje të shpeshta afatshkurtra të reshjeve të shiut nëpër ultësira dhe borës në viset pak më të larta, kurse në pjesën e dytë të javës temperaturat do të shënojnë ulje të mëtutjeshme dhe të gjitha reshjet eventuale do të jenë në formë të dëborës por nuk priten reshje të mëdha dhe gjithashtu do të ketë periudha të gjata kohore pa reshje fare.

- Advertisement -

Ishte ky parashikimi i motit për këtë javë me disa fjalë, kurse nëse eventualisht ndodhë ndonjë ndryshim në modele ne do tju informojmë në postimet tona të përditshme

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit