-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ja kur pritet të hapen kufijtë pa kushte mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Rekomandime

Në javën e ardhshme pritet të merret vendimi për lehtësimin e procedurave të kalimit nga Kosova në Maqedoninë Veriore dhe anasjelltas.

- Advertisement -

Pas një takimi mes ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, dhe atij të Maqedonisë Veriore, Venko Filipçe, ky i fundit tha se do të shikohet mundësia që të largohet nga procedura dëshmia e testit PCR negativ.

Siç bënë të ditur ministrat e të dyja vendeve, janë duke shqyrtuar procedura të tjera që e lehtësojnë qarkullimin në pikat kufitare, e që janë testet serologjike apo edhe vetëm me maska e dorëza.

Ndërkaq Zemaj njoftoi se do të ketë vlerësim të situatës epidemiologjike në rajon dhe të lehtësohen masat e kalimeve në pikat kufitare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit