Në 21 komuna të vendit sot është zhvilluar raundi i dytë i votimit për kryetar të komunave.
Bazuar në të dhënat e Exit Poll-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting del se fitues i zgjedhjeve në Komunën e Prishtinës është Arben Vitia me 50.9% derisa kundërkandidati i tij Përparim Rama nga LDK 49.1%
Margjina e gabimit është 2%.Rezultatet e Exit Poll kanë dalë nga qytetarët e pyetur për zgjedhjen e tyre politike në ditën e sotme, duke ruajtur anononimitetin.