Këto ditë po shënohet 22 vjetori i ‘Epopesë së UÇK-së’.
Gazeta “Zëri” ka siguruar një dokument (“Sluzbena beleska”) të MUP-it të Serbisë, në të cilin përshkruhen në detaje veprimet e të ashtuquajturës Njësia për Operacione Speciale e MUP-it të Serbisë, që udhëhiqej nga Milload Ulemek – Legija (në vitin 2003 ai kishte vr’arë kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjinxhiq) në luftën e 5, 6 dhe të 7 marsit në Prekaz.