-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ja sa kushton operimi që e bëri Vjosa Osmani në spitalin privat

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u operua për heqjen e tëmthit në spitalin privat “Aloka”.

Reagime të shumta pati ndaj saj, pasi Osmani nuk iu besoi mjekëve të shtetit, për ta kryer një ndërhyrje të tillë që bëhet qysh pas përfundimit të Iuftës në QKUK.

- Advertisement -

E në klinikat private një operim i ngjashëm si i presidentes Osmani, ka çmime të ndryshme.

Në spitalin “Aloka” ku është operuar presidentja Osmani operimi më i thjeshtë i tëmthit fillon nga 500 euro. Kjo është marrë vesh nga gazetarët e Nacionales që po qëndrojnë në afërsi të spitalit.

Kurse, analizat të cilat bëhen para operacionit kushtojnë 200 deri në 300 euro, në spitalin Aloka.

- Advertisement -

Çmime më të larta ka Spitali Amerikan. Nga ky spital, i kanë thënë Nacionales se heqja e tëmthit (idhëzës) kushton nga 1 mijë e 100 deri në 1 mijë e 900 euro nëse bëhet me laparoskopi.

“Heqja e idhzës në mënyrë elektive kushton 1100 euro kurse në rastet akute kushton 1900 me laparoskopi”, ka thënë nga Spitali Amerikan.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit