Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mbrëmë ishte i ftuar në Syri Tv në ‘Çim Peka Live’, ku foli për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri.
Ai në këtë intervistë, gjithashtu ka folur edhe për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Kurti, nuk ka lënë pa përmendur edhe njërin nga komandantët dhe strategët e luftës së Koshares, tani kryetar i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.
Kurti deklaroi se Quni është ndër luftëtarët më të shquar të Koshares.“Kemi luftëtarë edhe në mesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Si shembull, Anton Quni është deputet nga Prizreni i cili është ndër luftëtarët më të shquar të Koshares. Luftëtarë ka në të gjitha anët”, shprehet mes tjerash në këtë intervistë lideri i Lëvizës Vetëvendosje.