Partia Demokratike e Kosovës që është radhitur e dyta në nivel qëndror nga zgjedhjet e 14 shkurtit nga votat që janë numëruar deri më tani ka fituar në dy komuna të vendit.
Këto dy komuna janë edhe bastionet e PDK-së, Skenderaj e Drenasi.
- Advertisement -
Mirëpo, pas Partisë Demokratike në këto dy vende e dyta ka dalë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.
LVV-ja ka arritur të marrë 5 mijë e 144 vota në Drenas.
Në Skenderaj ndërkaq LVV-ja ka marrë 3 mijë e 446 vota.
- Advertisement -