1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ja si e quante dikur Isa Mustafa merrëveshjen që u nënshkrua sot në Amerikë

Rekomandime

Me marrëveshjen e sotme të nënshkruar nga kryeministri Avdullah Hoti në Shtëpinë e Bardhë në Uashington D.C Kosova pranoi t’i bashkangjitet ‘mini-Schengenit ballkanik’.

- Advertisement -

Por vet Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, që në nëntor të vitit 2019, kohën kur u negociua për mini – schengenin, ishte antar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e pati kundërshtuar këtë ide të inicuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.Ai në atë kohë këtë projekt e pati quajtur “shumë të dëmshëm dhe pa interes” për Kosovën,Por në Uashington, Hoti ka ndryshuar mendimin dhe e ka vënë firmën në dokumentin në të cilin pranimi i këtij projekti është një nga pikat kryesore.

“Favorizon ekonomikisht shtetet e Ballkanit që kufizohen me shtete anëtare të BE-së përmes politikës së taksave, ndërkaq Kosova nuk ka asnjë kufi me BE-në”, ishte njëra nga arsyet pse Kosova nuk duhej të pranonte një projekt të tillë sipas Hotit.Kundërshtues, sic ka thënë për ‘mini – jugosllavinë’ në atë kohë u shpreh edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ai pati deklaruar se një gjë të tillë nuk do e pranojnë edhe po të jenë në pozitë.

“Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do ti përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë”, pati thënë Mustafa.Pas sy ditës negociata në Uashington D.C Kosova dhe Serbia sot nënshkruarn marrëveshjen për normalizim ekonomik, ku njëra nga pikat e kësaj marrëveshje ishte edhe pranimi i Kosovës për t’u bashkangjitur në projektin e ‘mini- shengenit’ ku bënë pjesë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit