Pas furnizimit të ushtrisë ukrainase me anti-tanket NLAW, efikasiteti i tyre në luftë ndaj tankeve ruse duket të jetë tejet i lartë.
Ushtria ukrainase prej ditës së parë të luftës ka raportuar për dëme të mëdha që i ka shkaktuar tankeve ruse, me anë të anti-tankeve të ardhura nga Britania e SHBA’ja.
Më poshtë shihet një ushtar ukrainas i cili gjuan me anti-tankun NLAW.
Video of a Ukrainian soldier firing an NLAW anti-tank weapon. https://t.co/eDJZqAZ6Ub pic.twitter.com/RxFbJFJu0w
— Rob Lee (@RALee85) March 8, 2022
Britania dërgoi 2.000 NLAW në Ukrainë më 19 janar dhe gjithashtu dërgoi trajnerë për të përgatitur ukrainasit për përdorimin e tyre. Forcat mbrojtëse ukrainase sot këndojnë lavde për armët.
Sipas zyrtarëve ukrainas, deri më tani janë shkatërruar 303 tanke ruse kryesisht me anti-tanke britanike.