7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

‘Ja u pret mendja’: Mercenarët sirianë luftojnë në Ukrainë për Rusinëm që në të ardhmën të jetojnë në Evropë

Rekomandime

Për mercenarët sirianë, shkuarja në fushën e betejës në Ukrainë do të ishte një mundësi për t’i shpëtuar kushteve të vështira të jetesës dhe kolapsit ekonomik në vendin e tyre në Siri, dhe të marrin rrugën drejt një jete të re në Evropë.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha më 11 mars se më shumë se 16,000 vullnetarë nga Lindja e Mesme kishin shprehur dëshirën për t’u bashkuar me rajonin e Donbas për të luftuar në radhët e lëvizjes separatiste.

- Advertisement -

Mercenarët nga Lindja e Mesme që duan të udhëtojnë dhe të marrin pjesë në këtë konflikt, presin të fitojnë para në këtë mënyrë, duke pasur parasysh kushtet e vështira të jetesës në Sirinë e shkatërruar nga “lufta civile”.

Në të njëjtën kohë, përvoja që kanë sirianët nga luftimet në atdheun e tyre mund të jetë e dobishme në rastin e luftimeve në rrugë që do të zgjasin më gjatë, shkruan Al Jazzera Ballkan.

Ndër të tjera këta mercenarë e shohin luftën në Ukrainë, si rrugëdalje që në të ardhmën të jetojnë në Evropë.

- Advertisement -

Më herët, gazeta amerikane Wall Street Journal publikoi një artikull ku pretendonte se kishte filluar rekrutimi i vullnetarëve sirianë për luftën në Ukrainë, gjë që më vonë u konfirmua nga vet Pentagoni./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit