-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Jam kthyer te gruaja tjetër”, Dafina tregon se si ish burri e lajmëroi për ndarje me një mesazh (VIDEO)

Rekomandime

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Dafina në një bisedë me Xhulin, ka shpalosur historinë e saj personale, ndërsa ka treguar se ishte detyruar t’i ndërpresë gji dhënien vajzës së vet për të shkuar në Gjermani për t’i përfunduar procedurat e nënshtetësisë e të voglës.

- Advertisement -

Ajo ka thënë se ish partneri i saj i kishte bërë presion për tu kthyer, duke i thënë se “nuk do të kujdesej më për vajzën e tyre”.

Pos tjerash, ajo ka zbuluar po ashtu historinë e ndarjes së tyre dhe rikthimin në Prishtinë si dhe sfidat që hasi pas përfundimit të kësaj lidhjeje.

“Më duhej të shkoja në Gjermani dhe u detyrova që vajzën që e kisha në gji t’ua leja vajzave të hallës së tij, nuk kisha zgjidhje tjetër më u dasht me ia ndal. Më bënte shume presion dhe më thoshte ‘ec kthehu se nuk e shikoj moj vajzën më’. Kur u ktheva ai ishte qartur krejt, dhe pastaj tha se do të shkonte ta takonte djalin e tij që ishte tek prindërit e vet”, ka thënë Dafina.

- Advertisement -

“Nuk u kthye hiq. E dija që familja e tij po i thoshte ta merrte atë tjetrën, por e prisja një konfirmim nga ky. Të nesërmen më erdhi një mesazh, ku më tha se i ishte kthyer tjetrës. I marr teshat e marr qikën edhe shkova për Prishtinë. Aq keq kam qenë sa që as me qajtë nuk mundesha. I thash ‘në rregull jemi veç hajde fol me vëllain tim’ dhe e ndali telefonin, u zhduk. Shkova në Prishtinë dhe nuk kisha para as asgjë, pos asaj veture që e kisha, asnjë cent nuk e kisha dhe shkova tek motra”, ka shtuar ajo pos tjerash.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit