1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Jam shqiptar nga Kosova”, gjyqtarja serbe rrëfen ç’i tha Kurti kur e dënσi me 15 vite bυrg (VIDEO)

Rekomandime

Gjyqtarja serbe Danica Marinkoviq ka rrëfyer sot për herë të parë se si e dënoi Albin Kurtin në vitin 1999 pas arrestimit në Prishtinë gjatë b ombardimeve.

- Advertisement -

Në një intervistë për një television në Beograd, Marinkoviq, e cila gjatë viteve 90-të pothuajse ka dënuar të gjithë shqiptarët që kanë refuzuar në ndonjë mënyrë regjimin serb, shprehet se Kurti është “nacionalist ekstrem”.

Ajo tregoi ndër të tjera, se lideri i “Vetëvendosjes”, parti e cila kryesoi zgjedhjet në Kosovë para gjykatës kishte refuzuar shtetësinë serbe.

“Gjatë marrjes së të dhënave personale kur është pyetur se shtetas i cilit vend është menjëherë kam ardhur në përfundimin se ai është nacionalist ekstrem, me nacionalitet më tha se është shqiptar, e kur e pyeta se shtetas i cilit vend është tha i Republikës së Kosovës, pra atëherë as që ka ekzistuar Republika e Kosovës. Ne i thamë se krahina e Kosovës është në kuadër të Serbisë, ai tha “jo” unë nuk e njoh shtetin serb, është shtet okupator, populli serb është okupator dhe unë jam shtetas i Republikës së Kosovës,”- ka thënë Marinoviq.

- Advertisement -

Ajo më pas ka thënë se kur u ka kërkuar daktilografëve që ta shkruajnë “e ashtuquajtura Republikë e Kosovës”, Kurti sërish ka reaguar ashpër.

“Ai i është bashkuar UÇK-së në vitin 1998, dhe më tha mos gaboni ta shkruani e ashtuquajtura UÇK se për ne shqiparët UÇK është ushtri e vërtetë çlirimtare, e cila po lufton me policinë serbe për ta çliruar Kosovën që ta bëjmë shtetin e pavarur,”- tha ndër të tjera Marinkoviq.

- Advertisement -

Gjyqtarja nuk e përmendi rr ahjen e Kurtit pas refuzimit për t’i njohur autoritetet serbe, dh unë pas të cilës lideri i “Vetëvendsojes” ka trëeguar se nuk ecte dot për një javë.

Marinkoviq gjithashtu ‘harroi’ të theksonte faktin se Kurti u lirua nga burgu pas presionit ndërkombëtar.

Albin Kurti në vitin 1999 ishte pjesë e Zyrës së UCK-së në Prishtinë e cila drejtohej nga Adem Demaçi. Themeluesi i “Vetëvendosjes” ishte ndihmës dhe përkthyes i Demaçit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit