2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Janë bashkë pothuasje në çdo tubim: Lexoni 5 fakte për Violetën, gruan e Kadri Veselit

Rekomandime

Violeta është gruaja e Kadri Veseli. Një grua e bukur, e thjeshtë dhe shumë modeste, ajo vjen nga Llapi dhe punon si profesoreshë në Prishtinë.

Kadri Veseli dhe Viloleta janë një çift që shihen shpesh në publik së bashku, madje nuk hezitojnë që rrugës të ecin edhe dorë për dore, gjë që nuk e bëjnë të gjithë liderët e partive politike në Kosovë.

- Advertisement -

Për t’ju njohur më mire me jetën e saj, Gazeta Metro ka përzgjedhur disa fakte që ndoshta s’i keni ditur, rreth Violetës:

1. Violeta është nga Llapi, ndërsa nuse Mitrovice u bë në vitin 2002, kur u martua me Kadri Veselin, në një dasmë tradicionale mes miqsh e familjarësh.

- Advertisement -

2. Ka studiuar gjuhën gjermane, dhe është profesoreshë në gjimazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, madje shumë e zonja në profesionin e saj.

- Advertisement -

3. Në shtëpinë e Violetës nuk konsumohet kafeja! Ajo dhe burri i saj, Kadriu nuk janë adhurues të kafesë, madje nuk e konsumojnë fare, parapelqejnë çajin e malit.

4. Çifti Veseli kanë katër fëmijë, tre djemtë Klestorin, Lirin dhe Yllorin, dhe vajzën Rritën.

5. Arsyeja pse Violeta ka zgjedhur të studiojë gjuhën gjermane është për shkak të babait të saj, i cili kishte pasur shumë dëshirë që vajza e tij të bëhet mësuese e gjermanishtës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit