2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Jankoviç:”Mund të kuptohemi për kishat, nuk mund të ëndërrojmë Trepçën, Gazivodën!”

Rekomandime

Vlladita Jankoviç, profesor, analist

- Advertisement -

Gjërat duhet analizuar mbi bazën e realitetit tonë, jo bazuar në titujt ekskluziv të gazetave, të mediave!

Kosovën e kanë pranuar shumë shtete, shtete në kuptimin e plotë të fjalës! Duhet thënë hapur se Kosovën e ka humbur Millosheviçi, Shesheli, Mlladiçi dhe Karaxhiçi!

Kjo garniturë e re politikë në krye me Vuçiçin nuk kanë të drejtë të akuzojnë për Kosovën Xhinxhiçin ose Koshtunicën! Po duhet thënë hapur se Vuçiç po bën gjithçka që të qëndrojë në pushtet, punë tjetër ai nuk po bën!Ne i takojmë Evropës! Edhe Ish Jugosllavia i takonte Evropës, por ata që na kanë larguar shumë larg Evropës dihet kush janë; janë ata që i përmenda më lartë!

- Advertisement -

Mediumet më të mëdha në Serbi kotrollohen nga pushteti dhe kjo është bërë traditë, pushtetet kontrollojnë mediumet! Politika edhe në Serbi edhe në Kosovë është e zbrazët dhe po bëhet politikë;të dy palët dinë që të mbajnë temperaturat e nevojshme për interese pushtetesh, nuk ka ndodnjë gjë senzacionale, meqë Serbia ka nënshkruar marrëveshje për Kosovën!

Ne mund të kuptohemi vetëm për kishat në Kosovë, nuk mund të ëndërrojmë Trepçën as hidrocentralet, Gazivodën etj!

- Advertisement -

Serbia duhet t’ia lë kohës Kosovën dhe proceset do të gjejnë vendin e duhur! Kjo do të thotë se Kosova është Kosovë dhe Serbia është Serbi, e kam idenë që të ruajmë qetësinë në këto hapësira!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit