0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Jasharaj: Sa t’ka SBASHK, test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve nuk do të ketë

Rekomandime

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur së fundi për draft-udhëzimin që pritet të nis zbatimin nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku mësimdhënësve në Kosovë do t’ju mundësohet licencimi i avancuar përmes një testimi dhe nëse arrijnë të licencohen, do të arrijnë të përfitojnë edhe ngritje page.

- Advertisement -

Në një intervistë për lajmi.net, Jasharaj ka thënë se nuk është kundër këtij draft-udhëzimi të MASHT-it, pasi që ka thënë se mësimdhënësve iu ofrohet mundësia t’i nënshtrohen testimit vullnetarisht.

Në anën tjetër, ai nuk ka hezituar të theksojë edhe një herë se deri sa të ekzistojë SBASHK-u, nuk do të ketë testim me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve, gjë që kjo sindikatë e ka kundërshtuar edhe më herët.

“Sa t’ka SBASHK, test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve nuk do t’ketë”, ka thënë shkurt Jasharaj.

- Advertisement -

Ai ka thënë se nëse mësimdhënësit dëshirojnë të ngrisin pagat e tyre, e kanë mundësinë që vullnetarisht t’i nënshtrohen testimit, por ai nuk është obligativ.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit