Liverpool ka shijuar një javë fantastike.
Të martën, Reds u kualifikuan në fazën e nokautit në Ligën e Kampionëve me fitoren 2-0 kundër Red Bull Salzburg, duke siguruar vendin e parë në këtë proces.
Pastaj të enjten, u zbulua se Liverpool është duke mbyllur një marrëveshje prej 7.25 milion për të nënshkruar Takumi Minamino nga Salzburg në janar.
E premtja e datës 13-të është menduar të jetë një ditë e pafat por kjo nuk ishte vërtet e tillë për Liverpoolin.
Sadio Mane u emërua Lojtari i muajit për nëntor në Premierligë dhe Jurgen Klopp fitoi çmimin Menaxheri i Muajit.
Një lajm edhe më i mirë të premtën do të ishte se Jurgen Klopp e zgjati kontratën deri në vitin 2024 me Liverpoolin.
“Reds” nuk u mjaftuan me zgjatjen e kontratës të gjermanit, teksa njoftuan se James Milner do të jetë në “Anfield Road” deri në 2020.
Për ta përmbyllur javën fantastike u përkujdesën vetë lojtarët e Liverpool duke e mposhtur Watfordin pastër 2:0 me golat e Salah.
Një tjetër lajm i mirë që morën ishte që Leicester barazoi ndaj Norwich dhe tash janë pastër 10 pikë larg tyre.