-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Jemi gati për Iuftë”, eskalon situata mes Anglisë dhe Francës: Anijet ushtarake vendosen përballë

Rekomandime

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dërguar një anije të vogël ushtarake drejt Jersey-t për të monitoruar Marinën Mbretërore Britanike ndërsa 100 anije franceze peshkimi kanë bllokuar portin.

- Advertisement -

Anijet britanike raportohet të jenë të armatosura me topa dhe mitraIoza dhe janë duke lundruar “Channel Island” pasi Franca paralajmëroi dje se mund të ndërpresë energjinë elektrike në ishull, që sigurohet kryesisht përmes një kablli nënujor.

Nga ana tjetër, raportohet se kryeministri britanik Boris Johnson ka vendosur të nxjerrë anijet e mëdha patrulluese pasi zbulimi mori lajmin se 100 anijet e peshkimit do të bllokonin hyrjen në portin në Saint Helier.

- Advertisement -

Me tone të ashpra, ai tha se do t’i mbajë sytë nga ngjarjet që po ndodhin në ishull gjatë gjithë ditës së sotme ndërsa votuesit shkojnë në qendrat e votimit për zgjedhjet lokale. Lajmi vjen në një kohë kur ministrja francez Annick Girardin akuzoi dje Channel Island për zvarritje në procesin e lëshimit të licencave të reja për anijet franceze të peshkimit.

- Advertisement -

Ajo tha se vendi është i gatshëm të marrë masa duke sugjeruar që mund të hiqte energjinë elektrike, që 95 për qind sigurohet nga Franca.

Kurse, David Sellam, kreu i autoritetit detar Normandi-Brittany, shtoi se ai beson se Jersey është marrë nga një ‘skaj ekstremist që dëshiron të zvogëlojë aksesin francezëve për peshkim duke përfituar nga Brexit.

“Ne jemi gati për luftë. Mund ta ulim Jersey-n në gjunjë nëse është e nevojshme,” tha ai.

Dëshmitarët në tokë numëruan 100 anije të vogla këtë mëngjes, ndërsa peshkatarët francezë ndiznin flakadanë e ngrinin banderola me thirrje për të pasur akses në ujëra. Ndërsa, një peshkatar e ka përshkruar skenën e sotme në ishullin e përgjumur si një “pushtim”.

Mosmarrëveshja vjen si rezultat i zbatimit të kërkesave të reja nga ana e Jersey-t nën kushtet e marrëveshjes tregtare MB-BE për anijet që të paraqesin prova të aktiviteteve të tyre të kaluara të peshkimit, në mënyrë që të marrin një licencë për të vazhduar punën në ujërat e saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit