1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Jep dorëheqje nga Vetëvendosje Profesori në UP, që Albin Kurti e kishte cilësuar si talent

Rekomandime

Profesori Universitar, Flamur Maloku, ka dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.Në një shkrim në Facebook, Maloku nuk dhënë arsye të largimit nga ana e partisë së Kurtit, por në shkrimin e tij, përveç që i falenderon miqt e tij për mbështetje thotë se:

- Advertisement -

Veprimtaritë mund të ndryshohen, por idealet kurrë!“Miq e dashamirë, Kontributi im në letërsi ka për qëllim që studimet e bëra t’i kontribuojnë zhvillimit të letërsisë në veçanti dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi.

Edhe qëllimi im politik në Lëvizjen Vetëvendosje! ishte po ky, i njëjti; t’i kontribuoj Kosovës dhe popullit tim.

Për arsye të ndryshme, unë nga sot e deklaroj dorëheqjen time nga Lëvizja Vetëvendosje!.

- Advertisement -

Duke mos u penduar asnjëherë për punën që bëj dhe duke ju falënderuar përzemërsisht për përkrahjen në çdo kohë, dëshiroj të theksoj se do të vazhdoj të punoj pareshtur dhe të merrem njëkohësisht me studimet e profesionit tim. Veprimtaritë mund të ndryshohen, por idealet kurrë!

Me nderime”, ka shkruar Maloku.

- Advertisement -

Flamur Maloku muaj më parë ishte prezantuar ai aderim nga vetë kryetari i VV-së, Albin Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit