1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Jep lajmin midis Gjermanie: Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar

Rekomandime

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrij Melnyk ka dhënë një intervistë për Bild-in, duke ndezur alarmin në Europë lidhur me rrezikun nga Rusia.

- Advertisement -

“Duhet të jesh në gjendje të qeshësh, përndryshe çmendesh. Por tani e kam shumë të vështirë. Si të gjithë ukrainasit, kam shumë netë pa gjumë duke u shqetësuar për krimet e tmerrshme të luftës që rusët po kryejnë në atdheun tim”, thotë Andriy Melnyk.

I pyetur për përshkallëzimin e luftës më tej, ai tha se tashmë ka filluar Lufta e Tretë Botërore, përcjell Gazeta Express.

“Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar. Sulmi i Putinit ndaj Ukrainës prek të gjithë, përfshirë gjermanët, edhe pse ende jo ushtarakisht. Të gjithë duhet ta kenë të qartë: Putini dëshiron një rend të ri botëror imperialist me një NATO më të vogël, të cilës Polonia, Republika Çeke dhe Sllovenia nuk i përkasin më. Putini po e bën këtë luftë asgjësimi kundër gjithë Perëndimit, kundër sistemit tonë të vlerave”, tha ai.

- Advertisement -

Frika e Gjermanisë se përfshihet në luftë duke dërguar armë në Ukrainë, Melnyk tha se “është absurditet i plotë”.

“Për Putinin, Gjermania ka qenë prej kohësh palë në këtë luftë. Kushdo që dëshiron ta parandalojë përshkallëzimin e luftës së tyre, duhet të na ndihmojë tani… Një fitore ruse në Ukrainë do të ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte Gjermanisë”, tha ai.

- Advertisement -

Sa i përket armatimit, ai tha se tanket Gepard të dërguara nga Gjermania janë të vjetra 40 vjet.

“Për ta mposhtur Rusinë, ne kemi nevojë për armët më moderne gjermane”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit