1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Jerusalem Post: Përse qeveria e re e Izraelit duhet ta njohë Kosovën

Rekomandime

Akri Çipa, njohës i çështjeve ndërkombëtare me fokus në Ballkan dhe Lindje të Mesme, ua ka numëruar arsyet qeverisë së re të Izraelit se përse këta të fundit duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës nëpërmjet një shkrimi editorial në prestigjiozen izraelite ‘The Jerusalem Post’.

Siç shkruan Çipa në tekstin editorial të tijin, Izraeli duhet të bëhet në mesin e 100 shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të krijojë partneritet diplomatik, e ekonomik.

- Advertisement -

Sipas tij, ajo çfarë i përbashkon Kosovën e Izraelin janë principet dhe vlerat, teksa sheh shpresë për një njohje diplomatike nga qeveria e re e kryesuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe zëvendëskryeministri i tij, Benjamin Gantz.

Në fakt, ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim midis dy vendeve që mbeten të pa eksploruara. Me popullsinë kryesisht të re, Kosova e sheh Izraelin si një model për t’u bërë “kombi fillestar” i Ballkanit”, thuhet në shkrimin e publikuar në ‘The Jerusalem Post‘.

Për më tepër, të dy vendet kanë të njëjtat vlera dhe parime. Ashtu si Izraeli,  Kosova u themelua mbi vlerat universale të demokracisë, lirisë dhe shprehjes. Si shtet multifetar dhe multietnik, Kosova e shpalli pavarësinë për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat dhe liritë e të gjitha pakicave etnike dhe fetare”, shkruan tutje njohësi i çështjeve ndërkombëtare.

- Advertisement -

Ndër të tjera, eksperti i fushës së politikave të jashtme në Ballkan e në Lindje të Mesme vë në pah edhe përkrahjen e kombit izraelit në raport me fushatën e bombardimit të NATO-s. Siç edhe shprehet Çipa, “Fushata e NATO-s e udhëhequr nga SHBA-të, që i dha fund monstruozëve serb në Kosovë dhe i hapi rrugën pavarësisë së kësaj të fundit u përkrah shumë nga komunitetet hebraike në të gjithë botën, veçanërisht komuniteti hebre amerikan”.

Eksperti Çipa e sheh hiç më shumë sesa një mit prishjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Serbisë dhe Izraelit, në rast të njohjes së pavarësisë së Kosovës prej kësaj të fundit.

- Advertisement -

Shkrimin editorial të plotë mund ta gjeni në ‘The Jerusalem Post‘.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit