4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Jetën na e shpëtoi qeni, na tërhoqi jorganin”, historia e pabesueshme e çiftit nga Durrësi

Rekomandime

Duket si një subjekt novele, apo romani, por nuk është kështu. Një qen me emrin Kiko i ka shpëtuar jetën një familjeje në lagjen 18 të Durrësit.

Tërmeti i 26 nëntorit ra në orën 4 pa 5 të mëngjesit, çka do të thotë se njerëzit kanë qenë ende në gjumë.

- Advertisement -

Por, historia e një familjeje në Durrës që banonte prej vitesh në pallatin që u shemb plotësisht dhe ishte i pari që u shkatërrua, të emocionon.

Sipas një studimi të ri kafshët janë në gjendje të ndjejnë diçka që njerëzit nuk munden.

Shkencëtarët kanë zbuluar se aktiviteti i kafshëve ra në mënyrë të konsiderueshme përpara se të ndodhte një tërmet me madhësi 7 ballë.

- Advertisement -

Gjithsesi, në rastin e qenit Kiko, pak para se të binte tërmeti shkatërrimtar, ai ka shkuar në dhomën e gjumit dhe ka tentuar të zgjojë familjarët.

Por, ata nuk ja kanë vënë veshin dhe qeni në këtë rast, duke parandjerë tërmetin u ka tërhequr jorganin, ndërsa më pas të zotët kanë ndjerë tronditjen e tmerrshme.

- Advertisement -

Por, në momentin kur të zotët e shtëpisë kanë dalë janë rikthyer në pak sekonda për për të rimarrë Kikon, qenin që u shpëtoi jetën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit