1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Jezu Krishti” nga Komorani: Fundi i botës vije së shpejti

Rekomandime

Dita për Shaip Elshanin fillon në këtë mënyrë. Ai pretendon se në këtë mënyrë po komunikon me Jezu Krishtin. 55 vjeçi nga Komorani, por që jeton në Gjermani, thotë se komunikimin me Krishtin e bën përmes dy engjëjve.

- Advertisement -

Pretendimet e tij shkojnë aq larg, sa beson që shpirti i Jezu Krishtit jeton brenda tij dhe se misioni që ka marrë nga fuqitë hyjnore është të sjell paqe në botë.

“Krejtësisht në mënyrë telepatike dhe shumë të shpejt. Komunikimi ka zgjat tepër shkurt. Ata dy engjëj janë si krejt njerëzit e tjerë fizik që ne i njohim vetëm me përbërje tjetër. Ata kanë përbërje frymore. Përbërje jashtëtokësore”, tha Elshani.

Ai pretendon se shpirti i Jezu Krishtin jeton brenda tij. Ai thotë se përmes këtij komunikimi ka siguruar shumë informacione të rëndësishme madje edhe për fundin e botës. Fundi i saj thotë se pritet të ndodh së shpejti.

- Advertisement -

Ai thotë se ka marrë disa mesazhe të tjera të cilat do t’i transmetojë tek të gjithë.

“Coronavirusi është paralajmërim që njerëzimi të jenë më të kujdesshëm”, ka shtuar Elshani.

- Advertisement -

Ai thotë se duhet të ndalohet edhe aborti.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se fuqitë hyjnore e lejojnë që njerëzve tu mundësohet ndihma për vdekur”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit