Jim Belushi është një nga aktorët më të mëdhenj me origjinë shqiptare, dhe për asnjë çast nuk ka nguruar të tregoje se nga vjen.
Ditët e fundit aktori ka vendosur të hapë një lokal në fermën e tij në Oregon, ndërsa emrin e lokalit e ka vendosur në gjuhën shqipe.
“Ëngjëll Cafe” është emri i lokalit të Jim Belushit, ndërsa ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale, ku të shumta kanë qenë komentet e shqiptarëve që i përgjigjeshin me simbolin e flamurit tonë kombëtar.
Aktori është larguar nga kinematografia për t’u përkushtuar te kultivimi i marijuanës në fermën e tij.