2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

“Jo minishengen”, Ngjela: Kosovës s’i hyn gjëmb në këmbë për shkak të SHBA, do ketë Shqipëri të bashkuar

Rekomandime

Takimi i fundit online i kryeministrit Rama me homologun maqedonas Zaev dhe presidentin e Serbisë Vuçiç u shoqërua me polemika të shumta.

Vetëvendosje në Shqipëri reagoi ashpër duke e akuzuar Ramën se po saboton të gjithë përpjekjet e Albin Kurtit për ti vënë fre ekspansionit serb.

- Advertisement -

Avokati, Spartak Ngjela thotë se nuk ka minishengen ballkanik dhe se Kosovës nuk i hyn gjë në këmbë pasi ka garanci SHBA-të.

Ngjela: Nuk ma ha mendja që Rama të jetë jashtë kontekstit të politikës amerikane. Nuk e di çfarë kanë biseduar. Nuk ka minishengen. Kosova është nën mbikqyrjen e SHBA, nuk i hyn gjëmb në këmbë. Sa i përket bashkimit tonë kombëtar është problem tjetër, varet nga politika shqiptare që nuk duhet të jetë e korruptuar dhe nuk duhet të jetë e lidhur me fqinjët pushtues të territoreve shqiptare. Ekuacioni është shumë i thjeshtë. Historia po ecën në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perrëndimor, kjo i ka mërzitur të gjithë sllavët nga Beogradi në Moskë.

Në takimin e fundit me Vuçiç në Bruksel, Kurti prezantoi vepra që flasin për gjenocidin dhe masakrat serbe në Kosovë gjatë viteve të luftës por dhe më parë.

- Advertisement -

Ngjela thotë se kryeministri i Kosovës parashtroi të vërteta që të tjerë para tij nuk patën guxim ti thonë.

Ngjela: Nuk mund të dal kundër të vërtetave, le ti thotë kush të dojë. Serbët gënjejnë gjithë ditën, ku ka territor serb në këtë zonë?! Serbia është investim në fallsitet. Ai u tha ka tre gjenocide dhe të treja janë fakte të vërteta. Si e ka ecurinë në politikë duhet ta shohim hap pas hapi. Politika amerikane nuk ka folur që të jetë kundër shpalljes së të vërtetës. E vërteta tremb shumë. Nuk e kemi mirë raportin ne shqiptarët me të vërtetën. Ai e tha të vërtetën, të tjerët që ishin para tij nuk e thanë. Historia po tregon se do të ketë Shqipëri të bashkuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit