-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Jo si referendumi, Daçiq i bën thirrje ndërkombëtarëve që zgjedhjet e prillit të Serbisë të mbahen edhe në Kosovë

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur se bashkësia ndërkombëtare duhet të sigurojë kushtet për serbët e Kosovës që të mund të votojnë në zgjedhjet e prillit.

Sipas tij nuk duhet të përsëritet situata sikurse që ishte me referendumin “ku Qeveria e Kosovës nuk lejoi të votohet nëpër vendvotime”.

- Advertisement -

“Është çështje e principeve për të cilat Serbia nuk do të dorëzohet”, është shprehur Daçiq për Tanjug, transmeton Klankosova.tv

“Është krijuar një atmosferë që serbët të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe procese elektorale në Serbi dhe e vetmja gjë këtu është nga e kaluara. Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kanë qenë ata që kanë siguruar atë për të cilën pala tjetër është pajtuar. Këtë herë s’ka marrëveshje”.

Pavarësisht asaj që thotë Daçiq, Kosova ka mundësuar votimin me postë ose përmes zyrës ndërlidhëse, gjë e cila është refuzuar nga Beogradi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit