3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Joe Biden 96% gjasa për të fituar nominimin për president të Amerikës: Çka kërkonte ai prej Kosovës?

Rekomandime

Joe Biden pritet të jetë i nominuari i Partisë Demokratike për garën presidenciale të 6 nëntorit kundër presidentit aktual, Donald Trump.

- Advertisement -

Biden e dërrmoi Sandersin në garat brendapartiake të djeshme, ndërsa fitorja më e madhe u arrit në shtetin kryesor, Michigan.

Ai po ashtu fitoi edhe në Mississippi, Missouri dhe Idoha. Vetëm Dakota Veriore u fitua nga Sanders

Por, cili është raporti i tij me Kosovën dhe a pritet të ndryshojë politika amerikane ndaj vendit tonë në rast se ai e mposht Donald Trumpin?

- Advertisement -

Në fakt, politikani më i pëlqyer në Kosovë nga z.Biden është pikërisht Hashim Thaçi, presidenti aktual, e të cilin e kishte quajtur gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë si “George Washingtoni i Kosovës.” Ky i fundit konsiderohet si themeltari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden nuk pritet të ndryshojë politikën amerikane ndaj Kosovës në rast se zgjidhet president.

- Advertisement -

“Kam qenë nëpër rajone lufte shumë e shumë herë. Jam dëshmitar i saj, e kam parë, por megjithëse këto plagë janë ende të freskëta, e vetmja rrugë përpara për Kosovën është që të sigurohet për një të ardhme të bashkuar dhe të avancojë pajtimin [me Serbinë],” – ka deklaruar ai në gushtin e vitit 2016 në vizitën e tij në Kosovë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit