1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Joe Biden do ta mbrojë Kosovën, e do t’ia tregoj vendin Serbisë dhe Rusisë

Rekomandime

Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bahskuara të Amerikës dhe tashmë është presidenti i 46 amerikan.

Kandidati demokrat ka mundur presidentin republikan Donald Trump pas një gare zgjedhore plot tension, ku rezultatet vonuan disa ditë për të dalë.

- Advertisement -

Fitoren e Joe Bidenit, e priten me entuziazëm edhe në Kosovë, kjo fal kontributit të tij në luftën e fundit në Kosovë, në të cilën Biden ishte njëri ndër personat kryesor që kontribuoi në bombardimet e vitit 1999 në Beograd

Biden ka qenë një nga mbështetësit e hershëm të Kosovës në Senatin Amerikan. Ka mbështetur fuqimisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, në Kosovë, si dhe është shprehur në favor të pavarësisë së Kosovës, përpara se këto dy zhvillime të bësheshin realitet.

njihet për afërsi të madhe me Kosovën, teksa në të kaluarën edhe e kishte vizituar vendin tonë. Lidhja e Biden me Kosovën përforëcohet nga fakti që djali i tij, kishte qëndruar para disa vitesh këtu. E Biden jo rrallë-herë në deklaratat e tij publike e ka përmendur Kosovën. Madje, në një të fundit në fushatën elektorale në SHBA, ai tha se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, dhe jo pjesë e Serbisë.

- Advertisement -

Bazuar në qëndrimet e Bidenit në lidhje me Kosovën, shumë persona po besojnë që hapësirat dhe mundësitë e Serbisë karshi Kosovës do të zvogëlohen, pas shpalljes së tij si President i ShBA-ve.

Zogaj: Biden do t’ia tregoj vendin Serbisë dhe prapa saj edhe Rusisë

- Advertisement -
Skender Zogaj

Njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj për gazetën “Bota sot”, tha se fitorja e Joe Bidenit si Presidenti i 46 i ShBA-ve është një ngjarje shumë e rëndësishme për Kosovën, pas shumë të këqijave që e kanë goditur Kosovën.

“Nga të këqijat e shumta që po e godasin pareshtur Kosovën, më në fund një ndodhi e këndshme dhe shumë e rëndësishme për shqiptarët, është fitorja e Joe Bidenit, që jo ratësisht u konsiderua, fitore e demokracisë botërore”, u shpreh Zogaj.

Edhe Zogaj potencoi ndikimin dhe kontributin e Bidenit në shtet ndërtimin e Kosovës, që sipas tij ai është një nga politikanët më të shquar dhe paqeruajtës në botë.

“Vet fakti se në kreun e shtetit më të fortē të botës është një intelektual i mendjes dhe diturive elitare, një politikan dhe diplomat nga më të shquarit e botës, por edhe paqeruajtësi më i angazhuar, që kudo që është cënuar liria njerëzore, Biden, ka ndërmjetësuar pa hezitim! Kontributi i këtij burri të madh të Amerikës është i mirënjohur edhe për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, nënvizoi Zogaj.

Për fund, ai deklaroi se në rrëthanat që po kalon Kosova me Serbinë, fitorja e Bidenit është dhuratë e shenjtë, pasi ai do të ia tregoj vendin Serbisë dhe Rusisë.

“Prandaj, në rrethanat e reja aktuale që po i kalon Kosova në raport me Serbinë, është dhuratë e shenjtë që Joe Biden është President i Amerikës, sepse, kjo do t’ia tregoj vendin Serbisë dhe prapa saj edhe Rusisë, sepse, Biden i njeh mirë serbët dhe e di se ku duhet ta kenë vendin! Vuçiq është i ngordhur, por, shqiptarët e Kosovës duhet të zotërojnë shtetin dhe të krijojnë rendin ligjor, duke përjashtuar strukturat e kr.imit dhe të korrupsionit dhe duke bërë realitet ëndrrën e merituar shtetërore”, përfundoi Skender Zogaj.

Voca: Bideni nuk do të lejoj Vuçiqin të nxis konflikte në Ballkan

Mirsad Voca

Njohësi i Integrimeve Evropiane Mirsad Voca, në një prononcim për “Bota sot”, komentoi fitoren e demokratit Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së dhe ndikimin e tij në çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Krahasuar me Trumpin, Voca u shpreh se me Bidenin në krye, Amerika do të ketë qasje tjetër karshi dialogut Kosovë-Serbi. Pasi që, sipas tij deri tani dialogu shfaqej më shumë si pazarllëk, që synonte me publicitet.

“Me Biden, President të ShBA-së, natyrisht se do të ketë një konfigurim krejt tjetër në raport me Serbinë dhe karshi dialogut Kosovë Serbi. Më parë kam theksuar disa herë se nuk duheshim të ngutemi në një dialog të precipituar, sepse shfaqej më shumë si pazarllëk, përmes të cilit synohej më shumë publicitet e jo marrëveshje, e në veçanti jo marrëveshje afatgjate dhe të shëndoshë. Tani ky synim natyrisht që ka fare pak hapësirë që të realizohet”, nënvizoi Voca.

Njohësi i Integrimeve Evropian theksoi se Joe Bideni në Ballakan e veçanërisht në Kosovë, do të rindërtoj marrëdhënie edhe më të fuqishme sesa ndonjëherë më parë.

“Joe Biden President i ShBA-së, përfaqëson saktësisht atë vazhdimësinë e qëndrimit amerikan të palëkundur në çështjen e ndërtimit të një shteti të Kosovës të lirë, demokratike, të pavarur dhe sovrane, por dhe të Ballkanit perëndimor në përgjithësi me qëllim të integrimit në BE, ndërsa me këtë të fundit Presidenti Biden do rindërtoj marrëdhënie edhe më të fuqishme sesa ndonjëherë më parë”, deklaroi Voca.

Tutje, ai shtoi se Vuçiqi pavarësisht përpjekjeve të tij, nuk arriti të krijoj rrethanat që të shkoj në favor të shtetit serb. Kjo pasi me Bidenin si President të Amerikës, dështoi plani i Vuçiqit për de stabilizimin dhe nxitjen e konflikteve në Kosovë dhe në Ballkan në përgjithësi.

“Vuçiq u mundua deri në pamundësi por nuk ia arriti të krijoj rrethana që do të shkonin në favor të arritjes së një marrëveshjeje përmes së cilës ky do të mbijetonte shumë më gjatë politikisht dhe do krijonte kushte për një proces afatgjatë dhe dekonstruktues të shtetit të Kosovës. Me Z.Biden President të ShBA-së, besoj thjesht se nuk do të lejohen rrethana të tilla të pabalancuara, destabilizuese, jo paqësore dhe konflikt nxitëse në Ballkan. Sepse ky është një prej kontribuesëve kryesor në realizimin e aspiratës së Kosovës shtet të pavarur, i cili do të insistoj palëkundur që Serbia të kërkoj falje dhe ta njoh Kosovën, ta dëmshpërblej e që më pastaj të bisedohet hapurazi për çfarëdo çështje teknike si dy shtete të pavarura për një fqinjësi të mirë dhe afatgjate. Ky President është më se i informuar se në asnjë konfigurim tjetër nuk mund të këtë marrëveshje të shëndoshë me Serbinë, politikën aktuale të së cilës e njeh shumë mirë dhe di si të komunikoj me atë”, përfundoi Voca, përcjell “Bota sot”.

Bajraj: Zgjedhja e Joe Biden president i SHBA-ve, ogur i zi për Serbinë!

Fatmir Bajraj

Ndërsa, analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Fatmir Bajraj gjatë një bashkëbisedimi me gazetën “Bota sot”, tregoi rendësin e zgjedhjes së demokratit Joe Biden, President i ShBA-ve.

Bajraj tha se Biden ka një rëndësi të madhe për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, derisa për Serbinë dhe Vuçiqin është një kundërshtar i rreptë.

“Kalorës i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës, për rreth tri dekada, mik i madh i presidentit Rugova, i Republikës së Kosovës dhe kundërshtar i rreptë i regjimit të Millosheviqit, dhe i shtypjes së shqiptarëve nga Serbia”, deklaroi ai.

Bajraj u shpreh se po të ishte në dorën e Serbisë së Millosheviqit, kurrë nuk do të lejohje zgjedhja e Bidenit si President të Amerikës dhe të bëhej njeriu më i fuqishëm në politikën ndërkombëtare.

“Sikur të ishte në dorën e Serbisë së Millosheviqit dikur, dhe në dorën e Serbisë së Vuqiqit sot, presidenti i posa zgjedhur amerikan, demokrati Joe Biden, kurrë nuk do lejohej të bëhej njeriu i parë në Shtepinë e Bardhë, përkatësisht, njeriu me i fuqishëm në politikën globale duke u zgjedh presidenti i 46-të i SHBA-ve”, nënvizoi ai.

Fatmir Bajraj tregoi edhe arsyet pse Serbia nuk e mbështeti Joe Bidenin në zgjedhjet presidenciale të Amerikës. Njëra nga arsyet kryesore është pjesëmarrja e Bidenit në bombardimet e Serbisë, shkaku I kr.imeve dhe masakrave të tyre në luftën e fundit në Kosovë.

“Bashkë me senatorin amerikan, republikanin Bob Dole dhe ish-senatorin John McCain, ishin dhe mbetën figurat me të shquara dhe më spikatura në insistimin dhe këmbënguljen, që Administrata e Presidentij Clinton në vitin 1999 të merrte vendimin kapital dhe strategjik për Amerikën dhe NATO-në, por jetik dhe krucial për Kosovën dhe shqiptarët, ndërhyrjen ushtarake të Amerikës në krye të Aleancës veri-atlantik (NATO), për çlirimin e Kosovës dhe ndërhyrjen ushtarake të trupave tokësore deri në Beograd dhe kapjen dhe arrestimin e kasapit të Ballkanit, krye kr.iminelin Sllobodan Millosheviq. Atëbotë, presidenti i tanishëm i SHBA-ve, kërkonte një luftë totale kundër regjimit kr.iminal të Millosheviqit dhe çlirimin e Kosovës, duke krahasuar Serbinë hegjemoniste dhe gjenocidale me Gjermaninë e Hitlerit dhe Japoninë si aleate të saj në LDB”, deklaroi analisti.

Zgedhja e Joe Biden president i SHBA-ve, ogur i zi për Serbinë !

Më tej, analisti Bajraj theksoi se arsyja tjetër e “urrejtjes” së Serbisë është deklarata e Bidenit lidhur me pavarësinë dhe integritetin e plotë territorial të Kosovës.

“Konsistenca permanente dhe në kontinuitet e z. Biden për Kosovën ; çlirimin në vitin 1999 dhe pavarësinë saj me 17 shkurt 2008, dhe së fundmi mee porosinë dhe mesazhin drejtuar botës së qytetëruar, me konstatimin se:

-Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme,

– Integriteti territorial i saj, i pacenueshëm, dhe

– Marrëveshja për njohje reciproke, pre supozon Kosovën dhe Serbinë të balancuara dhe të barabarta, hjek dilemat se Serbia mund të llogaritë dhe kalkuloj në dëmtimin dhe kthimin prapa të procesit të pavarësimit dhe shtetëndertimit të saj”, nënvizoi Bajraj.

Ndërsa, Bajraj tha se janë dy faktor që determinojnë zmbrapsjen dhe dështimin e synimeve serbe dhe të Vuçiqit karshi dialogut dhe proceseve integruese të Ballkanit Përendimor në BE dhe në NATO.

“E para, Kosova sot qeveriset nga një kryeministër i pa shantazhuar dhe i pa shantazhueshëm nga Serbia dhe as nga Sistemi i Drejtësisë, siç është Kryemnistri Hoti për dallim nga pararendësit e “krahut të luftës”, z. Thaqi e Haradinaj të cilët janë target i sistemit të drejtësisë për shkak të kaluarës së tyre. Dhe, e dyta , Presidenti i ri amerikan, Joe Biden, ishte një luftëtar i pa kompromis i çështjes së Kosovës,i lirisë dhe i pavarësisë së saj, dhe njëkohësisht, ishte një mik i madh i presidentit Rugova dhe mbeti përherë mik i madh dhe i fuqishëm i Kosovës dhe i shqiptarëve, për çfarë shprehet qartë dhe pa ekuivokë”, u shpreh Bajraj.

Në fund, Bajraj tha se beson që Kosova dhe shqiptarët janë pjesë e vlerave të njëjta me Amerikën dhe lidershipin e saj.

“Dua të besoj, se Kosova në veçanti, dhe shqiptarët përgjithësisht, janë dhe mbesin pjesë e vlerave të njëjta me Amerikën dhe lidershipin e saj, i cili kurrë s’na ka zhgënjyer historikisht, përkundrazi”, përfundoi Bajraj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit