1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Joe Biden e blindon Pavarësinë e Kosovës, thotë profesori amerikan (VIDEO)

Rekomandime

Në përgatitje finale është skena inaugurimit të Joe Biden për President të 46 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do mbahet të mërkurën në Washington.

Pritjet për demokratin 78 vjeçar janë të mëdha në plot vende të botës përfshirë Kosovën me të cilën ai mban një lidhje të veçantë, derisa në një intervistë për Klan Kosovën, Alon Ben-Meir profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Qendrën për Çështje Globale në New York, ka folur për këto raporte.

- Advertisement -

Ai po thotë se Joe Biden është fortë i përkushtuar për Pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij pritjet janë që Administrata e re në Washington do t’i japë shtytje të re dialogut Kosovë-Serbi ku në asnjë formë s’flitet për çështje statusi por për njohje të ndërsjellë.

”Siç jam njoftuar nga disa njerëz të afër me presidentin, ai është plotësisht i përkushtuar të punojë drejt zgjidhjes”.

- Advertisement -

”Deri tani presidenti Trump deshi të arrinte një marrëveshje sa për tu shfaqur e treguar, duke mos investuar as kohë e as energji për të përfunduar konfliktin mes Kosovës e Serbisë.Do të shohim ndryshim domethënës të Bidenit që të arrihet marrëveshja”.

”Çdo negociatë duhet të nis me qëllimin final pranimin e pavarësisë së Kosovës. Procesi do të çojë drejt këtij qëllimi as më pak e as më shumë”.

- Advertisement -

Ben-Meir konsideron se Amerika bashkë me Evropën duhet të përdorin mjetet e tyre ekonomike politike e strategjike që të iu tregojnë dyja vendeve se anëtarësimi në BE varet krejt nga pajtimi final.

Ky çuditë me një pritje që e ka për Qeverinë e re amerikane e cila po del se do ta shtyjë përpara një dicka që kosovarët e presin tash e sa vite nga Unioni Europian.

”Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të inkurajojnë e shtyjnë Europën që t’i ofrojë Kosovës liberalizimin e vizave, kjo është shumë e rëndësishme”.

”Kjo është element sesi vihet afër procesit të integrimit. Administrata Biden është e përkushtuar që të bëhet liberalizimi i vizave. E di sigurt që për këtë do të flitet mes Administratës amerikane dhe Brukselit”.

Ndërkohë si shqetësim i politikës amerikane mbetet korrupsioni, krimi i organizuar dhe gjendja e gjyqësorit në Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit