1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Johnson duke krahasuar Putinin me Milosevicin, përmend një analogji mes Fushë Kosovës dhe Kievit

Rekomandime

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar së fundi, se ka parë një ‘analogji të ngushtë’ në mes të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe kriminelit i cili vrau mijëra kosovarë, Slobodan Milosevic.

Johnson, në një interviste që pati për El Pais, pasi u pyet për analogjinë që ia kishte bërë Putinit dhe Milosevcit në parlament, bëri një tjetër krahasim mes Fushë Kosovës dhe Kievit, të përmendura si vatra nacionalizmi nga të dy diktatorët.

- Advertisement -

Slobodan Milosevici identifikoi vendlindjen e nacionalizmit serb, në të vërtetë kombin serb, në Fushë Kosovë, dhe ai e frymëzoi popullin e tij me këtë ide të keqlindur se ai duhej të shpëtohej dhe të çlirohej.

Ekziston një lloj analogjie shumë e ngushtë midis këtij gabimi katastrofik dhe asaj që presidenti i Rusisë ka thënë për Kievin dhe origjinën e fesë, kulturës dhe qytetërimit rus dhe objektivave të tij në Ukrainë”, deklaroi ai.

Kryeministri britanik ka thënë se është shumë interesante që të dy liderët kishin qenë në pushtet për një kohë të gjatë, të dy gjithnjë e më autokratikë.

- Advertisement -

Ajo që unë sigurisht besoj është se ka një analogji të ngushtë midis sjelljes së Putinit dhe viteve të fundit të Slobodan Milosevicit.

Është shumë interesante që të dy liderët kishin qenë në pushtet për një kohë të gjatë, të dy gjithnjë e më autokratikë, që të dy kërkonin të forconin pozicionin e tyre të brendshëm dhe gjetën një kauzë të madhe nacionaliste”, deklaron më tutje ai.

- Advertisement -

Johnson ka folur edhe për mundësinë e dërgimit të Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është çështje e tyre [Ukrainës]. Do të duhej të bëhej mbledhja e provave.

Nëse ka prova të përdorimit të municioneve të paligjshme, bombave thërrmuese, armëve me tytë, kjo do të duhet të dërgohej në Holandë”, deklaroi Johnson.

Beteja e Fushë-Kosovës së vitit 1389 u kthye në mit nga themeluesit e kombit serb, Vuk Karadzic, i cili ngjizi nacionalizmin serb. Më 1989-ën, Milosevici organizoi në Fushë-Kosovë mitingun e njohur nacionalist me mbi 1 milion pjesëmarrës të ardhur nga Serbia, nga ku shpalli filozofinë e tij nacionaliste.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit