1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Joschka Fischer: UÇK-ja, instrument i politikës amerikane

Rekomandime

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Joschka Fischer, në librin e tij “Vitet kuq e gjelbër” një pjesë të mirë të librin ia kushton edhe Kosovës.

Fischer u bë ndër protagonistët kryesor të intervenimit humanitar të NATO-s në Kosovë. Në librin e tij, Fischer tregon për delegacionin e Kosovës në Rambuje më 1999.

- Advertisement -

“Hashim Thaçi ishte përfaqësues politik i UÇK-së dhe kryesisht i varur nga përkrahja e komandantëve të të UÇK-së. Dhe pa përkrahjen e UÇK-së, asgjë nuk ecte në Rambuje”, shkruan Fischer në librin e tij.

Fischer shkruan se Thaçi kishte rezistuar deri në sekondat e fundit për të pasur garanci që pas një viti në Kosovë të organizohet një referendum i njohur ndërkombëtarësh për të drejtë qytetarëve të Kosovës për tu bërë të pavarur dhe sovran.

Ai në këtë libër shkruan se të gjithë e kishin përshtypjen që UCK-ja ishte një instrument amerikan. Fischer përshkruan lidhjen e veçantë që ish-sekretarja e shtetit, Albright kishte me kreun e delegacionin, Hashim Thaçin.

- Advertisement -

“UÇK-ja në pjesë kritike të luftës u portretizua si një instrument i politikës amerikane”, kishte shkruar Fischer në librin e tij.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit