Policia e Kosovës ka arrstuar një person në bjeshkën e Kabojës në Istog.
I njëjti është arrestuar pasi kishte kontrabnduar nga Serbia 17 krerë gjedhe.
“Njësitet policore kanë vërejtur të dyshuarin mashkull kosovar i cili nga Republika e Serbisë i kishte futur (kontrabnduar) në territorin e Republikës së Kosovës 17 krerë gjedhe”, thuhet në raportin e policisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.