1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Ka dhimbje dhe vuan”, deklarata e ish-oficerit të inteligjencës: Putini është i sëmurë rëndë

Rekomandime

“Vladimir Putin mund të jetë i sëmurë rëndë”. Kështu ka deklaruar një ish-oficer i inteligjencës i cili punon për Pentagonin. Ish-oficeri ka pohuar se Putin vuan nga sëmundja e kancerit në zorrë.

- Advertisement -

Mediet e huaja raportojnë se sipas ish-oficerit sëmundja është arsyeja se pse fytyra e Vladimir Putin është më e fryrë, duke shtuar se presidenti rus merr mjekime dhe kryen kimioterapi. Sipas tij, shprehja e tij solemne është për shkak se ai ka dhimbje të vazhdueshme.

“Kjo mund ta ketë bërë atë më agresiv ose ai mund të jetë duke sulmuar Ukrainën pasi ai e di se po vdes dhe dëshiron ta lë një trashëgimi”, thotë ish-oficeri. “Në të kaluarën e kemi parë të buzëqeshë, por në vitin 2022 ka pak foto ku ai duket i lumtur. Vështrimi i tij sugjeron se ai ka dhimbje dhe njerëzit tanë sugjerojnë se shikimi i tij i zemëruar ka shumë të ngjarë si rezultat i vuajtjes së tij”.

Disa ekspertë kanë komentuar se besojnë se izolimi i Putinit gjatë pandemisë Covid ka ndikuar në gjendjen e tij mendore, duke e shtyrë atë të vendosë për pushtimin e Ukrainës dhe dërgimin e mijëra trupave përtej kufirit.

- Advertisement -

Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës të enjten, më 24 shkurt. Që atëherë ai e ka vënë në gatishmëri të lartë parandalimin bërthamor të Rusisë, duke ngritur frikën se lufta bërthamore mund të jetë afër.

Ministri i Jashtëm i vendit, Sergej Lavrov, paralajmëroi gjithashtu se nëse do të ndodhte një luftë e tretë botërore, ajo do të përfshinte armë bërthamore dhe do të ishte shkatërruese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit