Humoristi i njohur, Rasim Thaçi-Cima, është kapur nga një qytetar duke shkelur rregullat e komunikacionit, derisa ka kaluar në udhëkryq, kur semafori ka qenë në dritë të kuqe.
Rasim Thaçi-Cima është njëri ndër aktorët më të vjetër në skenën shqiptare dhe njëkohësisht më të dashur për publikun shqiptar.
Me batutat e tij dhe me komeditë që ka realizuar, Cima ka arritur të mbledh mijëra adhurues të humorit të tij.
Ai ka një veturë Renault, i cili është një model i vjetër, por që ka thënë se nuk e ndërron me asnjë veturë tjetër.
Një qytetar e ka kapur atë derisa është futur në kryqëzim derisa semafori ka qenë në dritë të kuqe. Ngjarja ka ndodhur tek semaforët e Dardanisë, konkretisht përballë sheshit ‘Bill Clinton’.
Një kundërvajtje e tillë dënohet me ligjin Nr. 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor. Sipas nenit 19, pika 6, kjo kundërvajtje dënohet me gjobë prej 150 euro, si dhe shoferit i shqiptohet masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej 3 muajsh, si dhe 3 pikë negative. Identifikimi dhe dëshmia bëhen përmes pajisjes apo aparatit përkatës, si dhe nga persona të autorizuar. /metro