1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kadri Veseli erdhi në Kosovë pasi babai i tij pësoi suIm në tru

Rekomandime

Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim.

Veseli është parë sot gjatë ditës duke dalë nga spitali i Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, aty ku po trajtohet babai i tij.

- Advertisement -

Express mëson se babai i Kadri Veselit ka pësuar suIm në tru dhe se tani është i shtrirë në spitalin e neurologjisë dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësja e Speciales tha për Express se për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë vizitën e Veselit në Kosovë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë”. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Express.

- Advertisement -

Kujtojmë se në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, u arrstuan dhe u dërguan në Hagë katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-ministri i qeverisë së përkohshme, Rexhep Selimi.

Më 4 nëntor, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi u arrstua dhe u dërgua për në paraburgimin e Speciales. Për në të njëjtin destinacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në Iuftë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Kadri Veseli kthehet në Kosovë, ndodhet në Mitrovicë

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit