1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kadri Veseli gjendet ende në Kosovë, ja kur do të kthehet në Hagë

Rekomandime

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ende është duke qëndruar në Kosovë, pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale, për ta vizituar babain e tij, i cili gjendet në Spitalin e Mitrovicës, shkruan Gazeta Blic.

- Advertisement -

Gazeta Blic merr vesh nga burime brenda PDK-së, se Veseli ka leje të qëndrojë tre ditë në Kosovë, dhe pas tre ditësh ai do të kthehet në Hagë.

“Tre ditë do të jetë në Kosovë.

Pas tre ditësh ai do të rikthehet në Hagë”, i ka thënë ky burim gazetës.Veseli ka mbërritur në Mitrovicë, gjatë ditës së diel, nën shoqërimin e forcave të shumta të EULEX-it.

- Advertisement -

Ish-kryetari i Kuvendit, ka vizituar babain e tij në Spitalin e Mitrovicës, pas sulmit në tru, që kishte pasur para disa ditësh.Lajmin për lirimin e Veselit me kusht e kanë konfirmuar edhe zëdhënës për media nga Gjykata Speciale.

Ata kanë bërë të ditur se arsyeja e këtij lirimi është vizita e Veselit në familjen e tij, pas një rasti të sëmundjes, siç kanë thënë ata.

- Advertisement -

Mësohet se gjendja e Fazli Veselit, është kritike dhe po trajtohet nga mjekët në spitalin e Mitrovicës.

Menjëherë pas vizitës së Veselit, janë publikuar edhe pamje të babait të tij nga trajtimi mjekësor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit