2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kadri Veseli me letër emocionuese për prindërit e vëllezërve Demaku

Rekomandime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar një letër emocionuese për prindërit e vëllezërve Demaku me rastin e festës së ndërrimit të moteve, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Këtë letër ka publikuar në Facebook, ku shkruhet se është e vështirë që çdo mëngjes të iu mungojnë fëmijët e rënë për liri dhe atyre që në emër te drejtësisë iu bë padrejtësi.

‘Është e vështirë të ngrihesh çdo mëngjes, të shikosh fotografinë e varur në mur të djalit dhe vajzës të rënë në luftë për liri, Xhevatit e Fatimes, dhe të ndjesh mungesën e djemve të tjerë, Nexhatit e Fadilit, të cilët luftuan përkrah tij, por sot nuk janë në liri, për shkak të një padrejtësie të madhe që u bë ndaj tyre, në emër të drejtësisë’, tha ai.
Veseli tutje shtoi se djemtë dhe vajzat e Kosovës u rreshtuan në emblemën e UÇK’së, gjë që nuk do të ishte e mundur pa nënat dhe baballarët si Haxhiu dhe Qama.

‘Djemtë dhe vajzat e Kosovës, të rreshtuar nën emblemën e shenjtë të UÇK-së, nuk do të mund t’i bënin ato sakrifica, pa mbështetjen dhe qëndrueshmërinë shpirtërore të nënave e baballarëve si ju. Ju jeni nderi dhe krenaria e përgjithmonshme e brezit tonë!’, shtoi Veseli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit