-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kadriaj: Nuk e di cili po gënjen, Murati thotë se janë shtuar 22 mijë vende të punës, Bislimi 9 mijë

Rekomandime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nëndega në Zurich të Zvicrës, Shaip Kadriaj i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për deklaratat që dha sot, ku tha se janë shtuar 9 mijë vende të punës nga Qeveria Kurti.

Numri dy i ekzekutivit, Bislimi sot tha se në qeverisjen e tyre 6 mujore për herë të parë në Kosovë është rritur numri i të punësuarve për 9 mijë e 300.

- Advertisement -

“Në rrafshin ekonomik ne e kemi kuptuar mesazhin, e kemi kuptuar rëndësinë e krijimit të vendeve të punës.

Statistikat që i kemi marrë deri javën e kaluar tregojnë që sot në Kosovë është numri më i madh i punësuarve që është regjistruar ndonjëherë në histerinë e Kosovës dhe është për 9.300 më i lartë se sa në momentin kur kemi marrë qeverisjen në mars 2021. Kjo nuk do të thotë që nuk ka hapësirë ende për të shtuar punësim dhe rritur formalizimin”, u shpreh Bislimi.

Për këto deklarata, ka reaguar i pari i PDK-së në Zurich, Shaip Kadriaj, ku ka pyetur se kush po gënjen, Hekuran Murati apo Besnik Bislimi.

- Advertisement -

“Nuk e di cili nga ta po gënjen? Me 29 shtator Ministri i Financave, Hekuran Murati kishte thënë se në qeverisjen e tyre janë krijuar 22 mijë vende të reja pune, ndërsa hiq më pak se 3 javë më pas, del “inteligjenti” i Qeverisë, Besnik Bislimi dhe na thotë se në qeverisjen e tyre janë shtuar 9 mijë vende të punës. Njëri nga këta dy po gënjen, po për bindjen time që të dy janë gabim. Këto fore nuk i bleu populli, as para zgjedhjeve po nuk do t’i blejë as tash para balotazhit. P.s: Shpresojmë që Bisla të kotët pak, se po i dalin shifrat dallash me ministrin e Financave”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit