Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj ka deklaruar se veteranët duhet ta kenë pagën minimale 500 ose 600 euro.
Kadrijaj ka thënë se edhe nëse veterani nuk ka gatishmëri që të punojë, ai duhet të merr pagë.
“Vlerësojë se paga e veteranit duhet të ishte një pagë shumë e dinjitetshme. Veterani edhe nëse nuk ka gatishmëri për të punuar ai duhet të merr pagë t’i kalojë shpenzimet mujore dhe të shkollojë fëmijët e vet. Ata janë një kategori që janë në zhdukje për fat të keq, sepse ata çdo ditë vdesin për shkak të moshës së tyre dhe në këtë drejtim shteti t’i përkrah financiarisht dhe ajo të jetë një pagë. Unë nuk them për një pagë 300 apo 400, unë vlerësojë që minimalja ta kenë 500 ose 600”, u shpreh ai në emisionin “Ditari”.
Sipas tij, veterani duhet ta ketë statusin më të lartë në nivel të shoqërisë së Kosovës.
“…Vlerësoj se veterani nuk duhet të preket dhe të ketë një pagë të krejt të veçantë. Paga minimale duhet të rritet në bazë të zhvillimit ekonomik, por paga e veteranit nuk ka të bëjë me këtë dhe në fakt po bëhet një lloj padrejtësie që po bëhet një lloj krahasimi. Duhet të bëhet një shkëputje por jo të diskriminohen negativisht por pozitivisht. Veterani duhet ta ketë statutin më të lartë në nivel të shoqërisë tonë”, tha Kadrijaj.