3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kafeneja Jonë si Nostradamusi, ia qëlloi dy herë me zhvillimet në Kosovë

Rekomandime

Siç duket seriali i njohur Kafeneja Jonë është duke e parashikuar të ardhmen e Kosovës, ose më saktë e ka parashikuar, kështu duke e përmendur në njërën nga episodet e mëparshme taksën komunale prej 10 eurosh që është propozuar për këdo që hyn në Prishtinë.

Unë propozoj që secili njeri që hyn në Prishtinë, të paguajë taksë komunale 10 euro”, kishte thënë Fatmir Spahiu njëri ndër aktorët më të njohur në vend, kështu duke na habitur të gjithëve më këtë parashikim.

- Advertisement -

Kohët e fundit disa prej skeçeve që janë transmetuar më herët kanë rënë në sy temat politike në vend, kështu duke përmendur taksën për Prishtinën.

Si duket aktorët nuk e paskan lënë me kaq, ata në njërin nga skeqet që kanë trasmetuar mëhëret kanë përmendur edhe Mini-Shengenin.

- Advertisement -

Nisma e Ballkanit për mini-Shengen, pjesë e së së cilit Kosova pranoi të bëhej me nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington, shpeshherë cilësohej si projekt i Serbisë për një Jugosllavi të re.

- Advertisement -

Nga partitë politike në Kosovë takimet që mbaheshin mes kryeministrave Rama, Zaev e presidentit serb Vuçiç cilësoheshin si takime ku edhe synohej të jetësohej projekti për “Jugosllavinë e re.’’

Ky term si duket është përmendur kohë më parë madje që nga viti 2013.

Seriali kosovar “Kafeneja jonë” kishte përdor termin ‘”Jugosllavia e re” në një nga episodet e këtij viti.

Siç duket seriali më i njohur në vend është duke parashikuar të ardhmen e Kosovës, këtë e ka bërë të ditur edhe aktori i njohur, por edhe vet regjisori i serialit Shkumbin Istrefi.

Aktori ka postuar një video në llogarinë e tij në facebook duke paraqitur një pjesë të skeqit, e duke e shoqëruar më një mbishkrim: “Çka tjetër po ju intereson per te ardhmen. Krejt i gjeni te Kafeneja Jonë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit