-0.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Kajtazi: Në asnjë rast nuk do të publikohen të dhënat se nga janë siguruar dokumente dhe informatat

Rekomandime

Kryeredaktori i Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi, ka folur pas hetimeve që nisi Prokuroria ndaj gazetës, sipas tij ajo që është publikuar në gazetë është e saktë dhe “nuk ka të bëjë fare me ndonjë dokument të ndjeshëm e konfidencial të shtetit”.

- Advertisement -

“Në dokumente shkruan se janë konfidenciale, pra komunikimi mes autoriteteve të Kosovës dhe kompanisë amerikane. Mirëpo, për ne si gazetar nuk vlen një gjë e tillë, sepse ne kemi të drejtë të publikojmë secilin dokument që është në interes të publikut. Janë sekrete afariste të kompanive, dhe jo sekrete shtetërore”, ka thënë Kajtazi për Radion Evropa e Lirë.

Kajtazi, tha se hetimet në zyrat e tyre kanë nisur të shtunën, më 17 prill, dhe siç thotë ai hetuesit kanë kërkuar të marrin vesh burimin e informacionit.

Tutje, ai shtoi se në asnjë rast nuk do të publikohen të dhënat se nga janë siguruar dokumente dhe informatat.

- Advertisement -

“Nëpërmjet burimeve të mia i kam siguruar këto dokumente. Natyrisht kur njerëzit e shohin se po neglizhohen punët, po rrezikohet jeta e qytetarëve, ata reagojnë, dhe mënyra e vetme është kjo në mënyrë që të përmirësohet cilësia dhe jeta e qytetareve. Mos të harrojmë se ekziston ligji për sinjalizues, i cili i mbron edhe zyrtarët që nxjerrin informata të tilla”, ka deklaruar ai për Radion Evropa e Lirë.

Lidhur me këtë çështje të shtunën ka reaguar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke thënë se veprimet hetimore do të ndërmerren ndaj personave zyrtarë, e jo ndaj mediave dhe gazetarëve, ashtu siç është raportuar.

- Advertisement -

Pas thirrjes së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për nisje të hetimeve ndaj Gazetës Insajderi, Policia e Kosovës kanë trokitur në zyrën e Insajderi.

Dy zyrtarë policor të Krimeve të rënda në mëngjesin e sotëm kanë qenë në zyrë e Gazetën Insajderit, lidhur me rastin e vaksinave. ku kane shoqëruar për ne intervistim edhe Drejtorin e Gazetës Insajderi, Parim Ollurin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit