Ronela Hajati është kthyer në Shqipëri pas disa muajsh në turne për shkak të Eurovision 2022 dhe së fundmi në Torino të Italisë.
Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin e këtij viti, por nuk ka arritur të kaloj në finale.
Ronela ka bërë një postim në Instastory, ku ka zbuluar se ka shumë projekte për të përfunduar dhe nuk ka kohë për pushim.
“Nuk e keni idenë sa kam qarë kur mbërrita në Tiranë sot… gjithsesi kam tre javë që qaj nga emocionet dhe tani gjithçka ka mbaruar. Kam marrë shumë dashuri nga shumë shtete dhe njerëz. Tani… po rikthehem te ajo që isha! Kam shumë projekte për të përfunduar dhe nuk kam kohë për pushim. Ju dua shumë”, ka shkruar Hajati.
Kujtojmë që Ronela ishte një nga këngëtaret më të komentuara të Eurovisionit, për shkak të veshjes së saj provokuese.