1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kamberi e vendos flamurin kuqezi në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiqi e Daçiqi i kërkojnë ta largojë

Rekomandime

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Shqipërisë, Shaip Kamberi, e ka marrë me vete flamurin e Shqipërisë, duke e vendosur pranë atij të Serbisë gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Serbisë.

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar shpejt ndaj këtij veprimi të deputetit shqiptar, duke i kërkuar atij që ta hiqte flamurin kuqezi.

“Nëse nuk ka kaq shumë tonifikim…”, tha Kamberi dhe u ndërpre menjëherë nga Daçiqi.

“Ne nuk kemi, nuk kemi tolerancë për shkeljen e rregullave të procedurës, unë ju kërkoj të hiqni flamurin”, tha Daçiq.

- Advertisement -

Kameberi foli sërish duke thënë se kërkesa që ta hiqte flamurin shqiptar ishte censurë.

“Ju lutem me mirësi që të respektoni rregullat e procedurës së Asamblesë Kombëtare dhe vendimin për rendin e brendshëm në Asamblenë Kombëtare, i cili thotë qartë se është e ndaluar të shfaqen simbolet e një partie dhe një shteti të huaj përveç në mjediset e caktuara për palët”, tha Daçiq.

- Advertisement -

Kamberi më pas e hoqi flamurin.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se fakti që Kamberi diskuton mbi flamurin e Shqipërisë në vend të problemeve të brendshme, flet vetë.

“Unë me të vërtetë do të doja të flisja për gjëra më specifike. Nëse mendoni se keni të drejtën e flamurit tuaj, duhet të flasim për flamurin e një vendi tjetër, kjo do t’ju flasë aq shumë sa mendoni se ka probleme reale për banorët shqiptarë në Preshevë dhe Bujanovc”, tha Bërnabiq.

Kamberi pastaj tha se për të nuk ka çështje më të rëndësishme sesa identiteti.

“A ka ndonjë çështje më të rëndësishme se identiteti?Nne mund të kemi para dhe punësim, por nëse nuk kemi identitet, gjuhë dhe shkrim… Ky është një flamur që shqiptarët e përdorin që nga viti 1443 dhe është më shumë një flamur kombëtar sesa një flamur shtetëror”, tha Kamberi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit