1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kamberi: Në Luginë po bëhet spastrim etnik

Rekomandime

Kryetari i grupit të vetëm opozitar në parlamentin serb, Shaip Kamberi ka alarmuar se në Luginën e Preshevës shteti serb po bën spastrim etnik, ai ka kërkuar zgjidhje të problemit të shqiptarëve në marrëveshjen Kosovë-Serbi, që sipas tij vetëm aty është shpëtimi.

Ish-regjimi i i Milosevicit, Serbia po kryen spastrim etnik të shqiptarëve në Luginë, kjo po bëhet nga ish-ministri i Milosevicit, tani presidenti Aleksandar Vucic.

- Advertisement -

Vucic po i diskriminon shqiptarët në të drejtat e tyre ekonomikisht, gjë që po ndikon në largimin e të rinjve nga Lugina e Preshevës.

Po e kemi theksuar shumë herë se diskriminim shtetëror të cilin Serbia e ka filluar në fundin e viteve të 90-ta të shqiptarëve në shumë sfera vazhdon edhe sot.

Pavarësisht faktit se ne jemi në një proces politik, një dialogu të heshtur me dialogun e Beogradit që nga përfundimi i Iuftës së UQPMB-së.

- Advertisement -

Me marrëveshjet e vitit 2009 dhe 2013 nuk po realizohen.

Kjo sjellë një situatë të pashpresë sidomos për mosnjohjen e diplomave për mungesë të integrimit të mjaftueshëm dhe problemet e shumta në sferën e arsimit por sidomos edhe në sferën e ekonomisë një perspektivë ekonomike që ndikon në largimin e të rinjve nga lugina e Preshevës”, tha Kamberi për Ekonomia Online.

- Advertisement -

Është një proces diskriminues të cilin Serbia po e zbaton sidomos në masë masive në komunën e Medvegjës atje ku shqiptarët janë shpërngulur gjatë viteve 1999-2000, por që tash po legalizohet një spastrim etnik i cili ishe filluar me vendosjen e forcave militare serbe pas tërheqjes së tyre nga Kosova”, tha ai.

Kamberi po kërkon që çështja e shqiptarëve në Jug të Serbisë të përfshihet në dialogun Beograd-Prishtinë, që sipas tij pa përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës konsiderohet e mangët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit