1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kamberi pas thumbimeve të Vuçiqit: Më mirë do të ishte që ai t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve

Rekomandime

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas akuzave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndaj tij.

- Advertisement -

Ky reagim vjen pasi që Vuçiq e ka cilësuar fjalimin e Kamberit si një sukses të mirë politik, pasi që ai është me dekada në pushtet.

“Sa i përket pyetjes tuaj dhe raportit ndaj zotit Kamberi, unë jam shumë i lumtur që është lajmëruar njeriu që në mënyra të ndryshme është në pushtet ndoshta me dekada, kjo nuk është totalitarizëm, por ndoshta është një demokraci e çuditshme” ka thënë Vuçiq.

Por, Kamberi ka reaguar ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, duke thënë se në vend se ai ta shantazhojë me metafora të arrestimeve, më mirë do të ishte sipas tij t’u përgjigjet nevojave të shumta të qytetarëve në Serbi, që varen nga vendimet e tij.

- Advertisement -

“Në vend se të më shantazhojë me metafora të arrestimeve, më mirë do të ishte që presidenti Vuçiq t’u përgjigjet nevojave të shumta të qytetarëve në Serbi që varen nga vendimet e tij. Si i gjithëpushtetshëm, ka mjaft mundësi për t’i realizuar premtimet e tij për një Serbi demokratike dhe të zhvilluar ekonomikisht”, shkroi Kamberi në Facebook.

https://www.facebook.com/sh.kamberi/posts/10157297675021300

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit