1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kamenica ‘përshëndetet’ me coronavirusin, asnjë rast aktiv

Rekomandime

Pas një kohe shumë të gjatë, në Kamenicë zyrtarisht nuk është asnjë rast aktiv me virusin SARS CoV-2.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Super lajm! Kamenica tashmë nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19!”, ka shkruar Kastrati.

Por pavarësisht kësaj, ai ka bërë thirrje që të mos anashkalohet kujdesi për veten dhe njerëzit përreth.

- Advertisement -

Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit në Kosovë është raportuar një rast i vdekjes nga COVID-19, teksa janë konfirmuar 28 raste të reja pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 107.382 raste nga 607.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

- Advertisement -

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.652 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.487.

Ky është postimi i plotë i Kastratit:

Super lajm😊!

Kamenica tashmë nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19🦠! Por, kjo nuk do të thotë të anashkaloni kujdesin për juve dhe njerëzit rreth jush!

Qofshi shëndoshë e mirë secili!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit