3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Kampi i Agim Veliut i çon ‘selame’ deputetit të LDK’së Fatmir Rexhepit

Rekomandime

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i cili është edhe shef i stafit të Agim Veliut në Ministrinë e Punëve të Brendshme i ka reaguar ashpër bashkëpartiakut të tij, deputetit, Fatmir Rexhepi, pas kritikave që ky i fundit i ka bërë LDK’së dhe kreut të partisë, Isa Mustafës, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Gecaj ka thënë se kritikat dhe zgjidhja e problemeve e dallimeve bëhet në strukturat e partisë dhe se studiot televizive nuk janë vendi i duhur për diçka të tillë.

“Fjalori i përdorur nga disa zyrtarë dhe/apo aktivistë të LDK-së në media është krejtësisht i papranueshëm dhe dorën në zemër edhe irritues. Demokracia në asnjë rast nuk nënkupton anarki. Vendi i kritikës dhe i zgjidhjes së problemeve e dallimeve janë trupat e partisë e jo studiot televizive”, ka shkruar Gecaj, raporton Express.

Ai ka thënë se LDK s’është pronë e askujt dhe se askush nuk guxon që të keqpërdor në dëm të partisë faktin se është pjesë e LDK’së për një kohë të gjatë.

- Advertisement -

“Partia nuk është pronë as e themeluesve dhe as a ardhjeve të reja, por shtëpia e përbashkët e bashkëmendimtarëve dhe bashkëveprimtarëve; stazhi në parti nuk guxon të keqpërdoret! Dikush mund të mendoi se gabuam tash, e unë mund të mendoi se gabuam më herët; por kjo tani është e parëndësishme. Me rendësi është që ne të ecim para dhe të mësojmë nga gabimet tona, e jo të luftojmë njëri tjetrin si adoleshentë të papjekur; “armët e shtizat” ti drejtojmë kah kundërshtarët politik! Dele të zeza që “gabojnë rëndë” janë ata të cilët ndahen turma!”, ka përfunduar Gecaj.

Ky reagim i Gecajt vjen pas intervistës së mbrëmshme të deputetit Fatmir Rexhepi në Interaktiv të KTV-së.

- Advertisement -

Rexhepi mbrëmë kishte thënë se Isa Mustafa do të paguaj në zgjedhjet e ardhshme për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat në LDK.

Deputeti nga Gjilani ka qenë kundër prishjes së koalicionit me VV’në dhe s’ka përkrahur koalicionin e ri me AAK’në dhe Nismën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit