-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kampioni i botës evokon kujtimet: UÇK ishte shpresa ime e vetme

Rekomandime

Si fëmijë 11-vjeçar, më duhej në vitin 1998 ta braktisi shtëpinë time në Kosovë, sepse ushtria dhe policia serbe ishin duke shktarruar çdo gjë, duke vrarë e masakruar popullin e pafajshëm shqiptar, ndër të tjerë edhe Nëna e fëmijë, burra e gra të rinjë e të moshuar. Atëherë u shkatrrua bota për mua, kisha frikë për vetën time, për familjen time, për shoqërinë dhe të afërmit e mi.

- Advertisement -

Për fatë arrita unë me familjen time të strehohemi në Shqipëri, nga Juniku janë vetëm pak kilometra deri në Shqipëri, por rrethanat e luftës na e vështirsuan rrugën, e ndjeja sikur të ishim duke e braktisur kontinentin, e ndjeja sikur nuk kishte më të mbijetuar, sikur nuk kishte më jetë në vëndim tim.

Kemi qendruar 13 muaj në Tiranë. E keqja e madhe që populli shqiptar është i ndarë në 5 shtete në Ballkan, në atë kohë ishte një e mirë e vogël, sepse në Tiranë ne ishim refugjatë të vëndin tonë dhe njerzit atje na kan pritur shumë zemër dhe kan bërë çmos që ne ta përballojmë dhimbjen disi. Por ishte gjithsesi e vështirë të jetoje me pa dijeni se çka po ndodhë me njerzit dhe në shtëpitë tona në Kosovë. Shpresa e vetme që unë e kisha si fëmijë, ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, djemt e vajzat që shkuan nga shkolla, nga univerzitete e madje u rikthyen nga Diaspora vetëm e vetëm për të mbrojtur vëndin e tyre. Por unë isha shumë i ri dhe nuk kishta mundësi të tjera, vetëm të shpresoja që lufta të mbaron sa më shpejt.

Shpëtimi përfundimtar ishte NATO në krye me ushtrinë Gjermane e Amerikane! Kur NATO hyri në Kosovë dhe i dëboj forcat serbe, përfundimisht erdhi paqja për ne. Ushtarët e Natos u bënë Heronjë e mi të ri, në ata e shihnim lirinë, ata i pritëm me plot gëzim, jeta filloj të rikthehet në vëndin tonë. Ndërkohë për mua filloj një jetë e re, doja disi të tregoja vetën edhe unë dhe kështu erdhi puna që unë ti drejtohem sportit. Të bëhesh i suksesshëm në sport ishte e vështirë në Kosovë edhe në vitet e para pas luftës, prandaj në vitin 2004 e mora rrugen për në Gjermani.

- Advertisement -

Kjo është historia ime në pika të shkurta, është me rëndësi për mua ta ndaj këtë histori me ju, sepse qindra mijëra njerëz në Kosovë i kishin vështirësitë e njejta si unë. Deshiroj të gjithve të ju jap guxim që me sportin e tyre, me profesionin dhe pasionin e tyre mos të ndalen kurr së besuari në arritshmërinë e ëndrrave të tyre.
Për mundësitë që më janë dhënë mua në sport këtu në Gjermani, sidomos në Bayern dhe Sachsen-Anhalt i jam Gjermanisë përjetësisht falendërues. Unë kam ardhur si 17-vjeçar këtu dhe tani 16 vite më votë u bëra Kampion i Botës në Boks, falë shtetit Gjerman.

Pasi e fitova titullin e botës me 10 Tetor 2020 kam pranuar Urime nga e mbar bota dhe për këtë dua të JU falendëroj të gjithve, është një ndjenjë shumë e mirë të rrespektohesh në këtë mënyrë.
Unë jam Kampioni i parë i Botës sikur për Kosovën e Shqipërinë ashtu edhe për Bavarinë ku jetoj tani e 16 vite dhe kjo më bënë shumë të lumtur. Javen e kaluar i kam vizituar shumë institucione në Kosovë dhe Shqipëri, më ftuan të gjithë për të më ndëruar, andaj kjo më ka prekur mua shumë pozitivisht. Çast pas çasti më riktheheshin ato kujtimet e luftës, sidomos kur në Tiranë e pranova “Çelsin e Qytetit” nga Kryebashkiaku i Tiranës u emocionova shumë sepse vite më parë jetoja si një refugjatë i pa shpresë në Tiranë e tani u riktheva si Kampion Bote. Ndërsa gjatë përkujtimeve pranë varrezave të Familjes Jashari unë përjetova krenari por edhe emocione jashtzakonisht të përzemërta, mezi i ndala lotët para atyre që flijuan jetën për lirinë e vëndit tonë.

- Advertisement -

Ndërkohë kam pranuar Urime edhe nga institucionet Gjermane, ndër ata ishte edhe Kryebashkiaku i qytetit ku unë jetoj, Gersthofen, si dhe nga Zëvëndesi i presidentit të Parlamentit të Bavarisë e shumë e shumë të tjerë. Letra e Zëvëndesit të Parlamentit të Bavarsisë madje ishte shumë emocionale për mua, një nder i madh për mua.
Herën e ardhshme kur do e vizitoj Kosovën, do e vizitoj Ushtrinë Gjermane në Prizren, ata djem e ato vajza jan duke e bërë një punë të shkëlqyeshme në Kosovë tani mbi 20 vite dhe për këtë dua të ju falendërohem personalisht.
Për momentin po e ndjej vetën të detyruar të ju falendëroj ju të gjithve, një nga një, përsonalisht, por kjo nuk është e mundur prandaj deshiroj të ju them edhe një herë F A L E M I N D E R I T!
i juaji Robin Haxhi Krasniqi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit