1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kandidatët e mundshëm s’komentojnë kandidaturën e Anton Qunit për kryetar të LDK’së, por flet Isa Mustafa

Rekomandime

Mbrëmë në Pressing, Anton Quni tha se do t’i hyjë garës për të parin e LDK’së. Ai premtoi se me të si kryetar, brenda një kohe të shkurtër do t’i ktheje në LDK ata që dolën në Vetëvendosje. Kandidaturën e tij nuk e kanë komentuar kandidatët e mundshëm për këtë post, por për këtë çështje ka folur Isa Mustafa. Ai shkurt ka thënë se kandidaturat do të jepen ditën që mbahet Kuvendi.

- Advertisement -

Rreth kandidimit të Qunit dhe emrave të tjerë të mundshëm janë shprehur ish-deputetë dhe anëtarë të partisë.

Quni është i vetmi nga LDK që paraqiti kandidaturën që nga dorëheqja e Isa Mustafës si kryetar i partisë.

Vendimin e Anton Qunit nuk e komentuan për RTK’në, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala, si kandidatë të mundshëm të përmendur në media për këtë post.

- Advertisement -

Por Isa Mustfa se kandidaturat do të jepen ditën që mbahet Kuvendi.

Reagime rreth emrave për kryetarë kishte edhe nga themeluesit e LDK’së.

- Advertisement -

Ndërkohë ish-deputeti nga kjo parti Naser Rugova tha se pak rëndësi kanë emrat për kryetar por është me rëndësi që ai që zgjidhet të bëjë një prerje kirurgjike nga ata të cilët siç tha, për 10 vjet e kanë privatizuar partinë.

Ndërsa Muhamet Hamiti nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, tha se kandidaturat e vetëshpallura janë të njëanshme .

Konsultat nëpër degë me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK’së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit