Naim Fetahu është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës.
Për të bërë fushatë me të, sot në Llap, kanë shkuar edhe deputetja Blerta Deliu dhe anëtari tjetër i PDK-së, Zenun Pajaziti.
Fetahu, Deliu dhe Pajaziti kanë pirë kafe me shumë të tjerë, kryesisht të rinj – duke i thyer kështu masat antiCovid, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas vendimit të fundit të Qeverisë, më shumë se pesë veta nuk mund të mbilidhen në kafene, parqe, apo kudo tjetër.
Zgjedhjet në Podujevë do të mbahen më 29 nëntor.